Lajme

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kështu reagon kreu i OVL-UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 30 September 2021

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kështu reagon kreu i OVL-UÇK-së
Është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e targave, shkruan Gazeta Infokus.

Ndaj kësaj marrëveshje ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku.

Ai ka thënë se një marrëveshje të tillë nuk është dashur fare të negociohet për pjesën ku thuhet se KFOR-i do të vendoset në të dyja pikat kufitare me Serbinë.

-Advertisement-

Klinaku ndër të tjera ka thënë se këso marrëveshje janë bërë edhe më herët, por nuk ka pasur zgjidhje të problemit.

“Për futje të KFOR-it në pikat kufitare, nuk ka pasur edhe nevojë të bisedohet në Bruksel. Bisedime e marrëveshje teknike mund të ketë por jo edhe zgjidhje politike të problemit. E, zgjidhja më e mirë politike e problemit, bëhet vetëm me Kosovën Lindore në tavolinën e bisedimeve”, ka përfunduar Klinaku. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera