Lajme

Marrëveshja me MCC, Grenell ia përmend Kurtit refuzimin e gazit amerikan

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 28 July 2022

Ish-emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar mbi zhvillimet aktuale në Kosovë, referuar marrëveshjes së nënshkruar me MCC, ku pjesë e kësaj ceremonie, ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

Grenell specifikisht i ka replikuar përmes twitter një kongresisti amerikan Bill Keating, i cili e ka përshëndetur këtë ujdi.

Ai i kujtoi kongresistit kohën kur Kurti e kishte refuzuar një marrëveshje për gazin amerikan.

”Kongresmeni Keating thotë: “Kosova… e ka mirëpritur gjithmonë përfshirjen e SHBA-së në vend dhe në Ballkan në përgjithësi.” A ishte Keating në gjumë vjeshtën e kaluar kur Kurti refuzoi LNG-në e SHBA-së?! Ky lloj dobësie nuk e ndihmon diplomacinë amerikane apo besueshmërinë tonë”, ka thënë Grenell.

Të tjera