Lajme

Marrëveshja Kosovë-Serbi për targat, Rama i del në krah Kurtit: Nuk bën sens ta sulmosh se u soll si kryeministër

Autori: Gazeta inFokus 22:36 | 24 November 2022

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmeve që i janë bërë Albin Kurtit pas marrëveshjes për targat me Serbinë.

Rama shkruan se sipas tij kjo marrëveshje mbylli shtegun e zhvillimeve të paparashikueshme teksa thekson se të sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si të kërkosh hesap pse nuk mendon njësoj si kur ishte në burg.

Kryeministri Edi Rama në Twitter:

S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!

Të tjera