Marrëveshja e “W6 Shengenit”, Rama: Fluks turistësh kinezë, do të lëvizin pa viza
Autori: Gazeta inFokus 23:55 | 11 November 2019
Turistëve kinezë do t’iu mundësohet të lëvizin pa viza në të gjithë zonën ku do funksionojë marrëveshja e “W6 Shengenit”.
Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit të mbajtur sot në mbrëmje në ambientet e COD në kryeministri ku u çel ekspozita “Përtej Kujtimeve” në kuadër të 70-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-Kinë.
“Sot, Shqipëria është vendi që çdo vit e më shumë kinezë zgjedhin të kalojnë pushimet e tyre. Vetëm këtë vit, rritja e turistëve kinezë krahasuar me vitin paraardhës ishte 65% dhe është rritja më e madhe në % e të gjithë kategorive të turistëve të huaj.
Me çuarjen përpara të marrëveshjes së “W6 Shengenit”, ne besojmë se vitin e ardhshëm do të kemi një boom turistësh kinezë pasi në muajt në vijim do të dakortësojmë se për turistët kinezë nuk do të jetë e nevojshme të kenë më shumë sesa një pikëhyrëse, në sensin e dokumentacionit dhe praktikisht në të gjithë zonën ku do funksionojë marrëveshja do të mund të jetë e mundur që ata të lëvizin pa viza”, deklaroi Rama.
Ndërkohë që nëse sot Shkupi dhe Beogradi kanë një numër më të madh të turistëve kinezë, diçka më shumë sesa një çerek milioni së bashku, Kryeministri theksoi se “mundësia për të ardhur në Tiranë, qoftë përmes aeroportit pa vizë, qoftë përmes rrugës nga Maqedonia e Veriut pa vizë do të rrisë shumë kapacitetin e ofertës tonë në raport me kërkesën në rritje dhe përfshirja e të gjitha vendeve në këtë hapësirë pa viza, për turistët kinezë do të jetë as më shumë as më pak një energji që sot ne nuk arrijmë dot mbase perceptojmë aq sa duhet, ashtu siç duhet në funksion të ekonomisë së turizmit”.
Më tej, Kryeministri u shpreh se Kina sot është partneri më i madhe tregtar i Shqipërisë pas Bashkimit Evropian dhe nuk ka asnjë mundësi tjetër sipas tij, përveçse kjo marrëdhënie të njohë rritje të vazhdueshme.
“Shqipëria sot është një vend anëtar i NATO-s me një fushëpamje e mjedisit ndërkombëtar stimuluar nga një aleancë strategjike jetike dhe rrënjosur mbi parime demokratike dhe një botë të bazuar në multilaterizëm.
Kina nuk resht së kultivuari veçori dhe politika që tejkalojnë konceptet e dakortësuara prej shume e shumë kohësh nga fuqitë eurocentrike dhe mbetet një kontinent-shtet që realitetet i trajton me përmasa gjigante dhe gjithnjë në përputhje me peshën e vet ekonomike, me mjeshtërinë teknologjike dhe me demografinë e saj të jashtëzakonshme.
Dhe nuk është aspak çudi që Kina sot është partneri më i madhe tregtar i Shqipërisë pas Bashkimit Evropian dhe potencialisht pa diskutim portofoli i kësaj marrëdhënie nuk ka asnjë mundësi tjetër veçse të njohë rritje të vazhdueshme”, tha ndër të tjera Kryeministri Rama.
Të tjera
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...