Marrëveshja e fshehtë e Avdullah Hotit me Blerim Devollin për Telekom -“Z-mobile”
Autori: Gazeta inFokus
17:00 | 15 January 2021
Marrëveshja e fshehtë e Avdullah Hotit me Blerim Devollin për Telekom-“Z-mobile”
Pas gati 2 muajsh që Z Mobile kishte bllokuar xhirollogaritë e Telekomit, për shkak të borxhit që kërkonte sipas tyre për shkëputje të parakohshme të kontratës, me intervenimin e qeverisë Hoti, konkretisht Ministrisë së Ekonomisë, u arrit një marrëveshje mes Devollëve dhe PTK-së.
Gazeta inFokus ka siguruar dokumentin e kësaj marrëveshje të cilën qeveria nuk e bëri asnjëherë publike e madje nuk u fol asnjëherë për detaje të kësaj marrëveshje, vetëm u përmend një herë sipërfaqësisht nga ish ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi, i cili tha se marrëveshja është arritur.
E nga kjo marrëveshje të vetmit të cilët po dëmtohen janë punëtorët e Telekomit dhe Postës së Kosovës ku një pjesë e tyre ka mbetur pa paga.
Marrëveshja u quajt “Marrëveshje mirëkuptimi” por që në fakt obligon Telekomin të paguajë borgjin ndaj Z Mobile në një afat kohor prej dy vitesh, e pagesa e parë është bërë, sot me 15 janar, një shumë prej 740 mijë euro.
Dhe një shumë të tillë, Telekomi i Kosovës do të paguajë çdo muaj që nga data e sotme, e me çka rrezikon që punëtorët e kësaj ndërmarrjeje të mbesin pa paga, e që disa nuk e kanë marrë ende as pagën e dhjetorit.
LEXO EDHE: Ekskluzive: “Z-mobile” lë pa paga punëtorët e Telekomit dhe Postës së Kosovës
Detaje nga Marrëveshja
Sipas marrëveshjes të cilën e ka siguruar Gazeta inFokus, sipas nenit 2, palët kanë këto detyrime:
Gazeta inFokus kishte raportuar një muaj më parë për këtë marrëveshje të arritur në mes të Z Mobile dhe Telekomit, e cila u konfirmuar nga zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit vetëm pasi u telefonuan nga redaksia e inFokusit.
Mirëpo prapë nuk u dhanë detaje të kësaj marrëveshje. Po ashtu edhe Kryetari i Sindikatës së Punëtoreve të Telekomit, Lamih Balaj për Gazetën inFokus kishte pohuar se nuk ka qenë në dijeni se në ditën e zhbllokimit të xhirollogarive është arritur kjo marrëveshje.
Balaj këtë e ka quajtur, zhvatje të buxhetit të Telekomit.
“Jo unë nuk kam pas mundësi me pa këtë marrëveshje të arritur për kthimin e kishe borxhit ndaj Z-mobile, qeveria konkretisht ministri Kuçi ka qenë ndërmjetësues dhe ne nuk kemi që të pranishëm sepse për ne ky borxh është zhvatje e buxheti nga krimi i organizuar dhe ne kemi kërkuar dhe kërkonim që Qeveria te ngre padi ndaj ish kompanisë Z-Mobile në gjykatë për shkak të mjeteve të zhvatura të lidhura mbi kontrata të dëmshme”, kishte deklaruar Balaj.
Edhe Muhamet Xhemajli, Kryetar i Sindikatës Profesionale të Telekomit të Kosovës, kishte deklaruar se qeveria e Kosovës e ka bërë të qartë se prioritet i ka Devollët dhe jo kompanitë publike.
“Tashmë është e qartë se prioritet i Qeverisë është Devolli dhe jo kompanitë publike të cilat po falimentojnë me bekimin dhe para syve të Aksionarit”, kishte pohuar Xhemajli.
Sipas tij, kryeministri Hoti dhe ish-ministri Kuçi përveç që nuk e kanë mbajtur zotimin e tyre publik, ata kanë vazhduar së injoruari çdo kërkesë të Telekomit për mbështetje, madje duke bllokuar dhe duke mos qenë as garantues i ndonjë huaje apo kredie, barrë kjo që e obligon Aksionarin bazuar në Ligjin për Ndërmarrjet Publike.
“Nëse dikush ka kontribuar në degradim ekstrem të Telekomit, sidomos në kushtet e pandemisë, është vetë Aksionari dhe përgjegjësia bie direkt mbi të”, tha Xhemajli duke paralajmëruar një revoltë të thellë të punëtorëve të Telekomit, në rast se nuk ndryshon kjo qasje e Qeverisë që favorizon Devollët, që detyron Telekomin t’ia paguajë 740 mijë euro Z Mobile dhe kështu të shkel me të dy këmbët premtimet e veta./Gazeta inFokus/
DOKUMENTI
Të tjera
-
Dy raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit në raportin policor janë raportuar dy raste të dhunë...
-
Likaj uron 7 marsin: Mësuesit janë faktor kyç për emancipim shoqëror
Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj me rastin e 7 marsit, k...
-
I mituri në Podujevë plagos me armë zjarri të miturin tjetër
Një i mitur e ka plagosur me armë zjarri një të mitur tjetër në fshatin Kërpi...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në Gr...
-
Ku e ka origjinën koronavirusi? Pritet nxjerrja e raportit nga OBSH’ja
Hetuesit që zhvilluan inspektime në Kinë për të zbuluar origjinën e koronavir...
-
Treni godet veturën në Prishtinë, ka të lënduar
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngje...
-
Mitrovicë: Djali e godet disa herë me thikë babain e tij
Një person është therur me thikë nga djali i tij në Mitrovicë, shkruan Gazeta...
-
Gruaja nga Vushtrria e gjen familjarin të vdekur në oborr
Një grua nga Vushtrria ka gjetur të vdekur në oborrin e shtëpisë, një familja...
-
Sonte përfundon Epopeja e UÇK-së me natën e zjarreve
Manifestimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfundon sonte me n...
-
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim
07.03 – I kthjellët me diell. Në mëngjes shumê ftohët dhe me ngrica. 08.03...
-
Për katër muaj, Qeveria pati më shumë shpenzime se të hyra
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar llogaritë qeveritare të Kosov...
-
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?
09:00 Për nder të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbahe...