Lajme

Marrëdhënia me ‘Father King’ i kushton 22-vjeçares, ngritet aktakuzë ndaj saj për shkaktim rreziku, armë e drogë

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 05 October 2022

Shtëpia ku bashkëjetonin prej vitesh personazhi i njohur për publikun, Princ Valentino Corleone dhe Anita Syla, mëngjesin e 11 gushtit u shndërrua në një skenë krimi. 22-vjeçarja e la të plagosur Valin, pasi e gjuajti me armë zjarri, për çka përfundoi në pranga të Policisë. Ndaj saj u kërkua paraburgim, masë kjo në të cilën ndodhet aktualisht, ndërkohë që tashmë është ngritur edhe aktakuzë për disa vepra penale. Gazeta Sinjali ka siguruar aktakuzën dhe ju sjellë detajet më poshtë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, ku Anita Syla dyshohet se me armë zjarri plagosi në këmbë Valin. Kjo bëri që Corleone me urgjencë të dërgohet në Qendrën Emergjente të spitalit rajonal në Gjilan. Në vendin e ngjarjes përveç Anitës, ishte edhe dëshmitare, shtetase të Serbisë, e cila ndodhej pranë tyre momenti kur ndodhi akti.

Gjuajtja me armë i kushtoi, për çka ajo tashmë po akuzohet për veprën penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

-Advertisement-

“Më datë 11.08.2022, rreth orës 03:45 min, në Gjilan, Lagja Dardania I, me armë ka shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve, në atë mënyrë që deri sa e pandehura ka qenë duke ndejtur në dhomën e ndejës me të dëmtuarin PrincValentino Carleone dhe mysafiren e tyre Marija Zhivojinoviq, merr Pistoletën e llojit BLOE TR 17, cal. 9mm, me nr. serik B16Y3-21090416, e mban në dorë, me ç’rast nga pa kujdesia e shkrep revolen një herë, ku për pasoj godet tani të dëmtuarin PrincValentino Carleone, në këmbën e djathtë, në pjesën e muskulit nën gju, të cilit i shkakton lëndime të lehta trupore, konstatuar me ekspertizën mjeko ligjore të datës 17.09.2022, lëshuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore Prishtinë, dhe në këtë mënyrë si pasojë e veprimit të rrezikshëm të të pandehurës, është shkaktuar rrezik i madh për jetën e njerëzve.”, thuhet në aktakuzën e siguruar nga Sinjali.

Anita, emri i së cilës shpesh herë ka mbuluar ballinat e shtypit rozë, në videot e publikuara në rrjete sociale ka treguar vazhdimisht raportin e mirë që kishte me Valin. Ajo madje i kishte lënë atij nofkën ‘Father King’. Por për shkak të raportit e jetesës së saj me Valin ajo u fut në telashe me ligjin.

Përveç shkaktimit të rrezikut, Prokuroria po e akuzon edhe për kryerjen e veprës penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Në kohë të papërcaktuar, e deri më datë 11.08.2022, në Gjilan, e pandehura ka siguruar dhe mbajt në pronësi në mënyrë të paautorizuar armë në kundërshtim me ligjin për armët dhe atë: Pistoletën e llojit BLOE TR 17, cal 9mm, me nr. serik B16Y3-21090416, 47 fishek të calibrit 9mm, dhe një karikator, me ç’rast natën kritike janë konfiskuar nga ana e Policisë së Kosovës.”, vazhdon tutje aktakuza.

Në aktakuzën ndaj saj thuhet se e njëjta ka poseduar edhe narkotikë, që siç mëson Sinjali, ajo ka qenë përdoruese e drogës për një kohë të gjatë.

“Më datë 11.08.2022, rreth orës 03:45 min, në Gjilan në Lagjen Dardania I, e pandehura pa autorizim ka poseduar substancë narkotike, në atë mënyrë që pas incidentit të ndodhur në shtëpinë e të dëmtuarit PrincValentino Carleone, me të arritur zyrtarët policor në vendin e ngjarjes, gjejnë dhe konfiskojnë dy tuba mbetje të substancës narkotike të llojit Kokainë, të cilën substancë e ka përdorë e pandehura.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera