Lajme

Markoviq pasdite mbërrin në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 14 February 2018

Mjegulla e dendur në Aeroportin e Prishtinës  e pamundësoj ardhjen e kryeministrit malazes, Dushko Markoviq në Kosovë javën e kaluar. E kjo vizitë pritet të realizohet të mërkurën pasdite, shkruan Infokusi.com.

Kryeministri i Malit të Zi, rreth orës 16:00 do të mbërrijë në Kosovë ndërsa do të pritet me nderime shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kosovë, ai do të takohet me presidentin e  Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

-Advertisement-

Njohës të rrethanave politike në vend dhe deputetë opozitarë të Kuvendit të Kosovës, vizitën e Markoviqit e vlerësojnë si të kotë dhe që nuk do të ofroj zgjidhje për çështjen e demarkacionit.

Kryeministri malazes ka deklaruar se tema e demarkacionit është e kryer për Malin e Zi dhe nuk është pjesë e agjendës së tij por deputetë të pozitës shprehen optimistë se kjo temë do të diskutohet në takimin mes përfaqësueseve të Kosovës dhe Malit të zi./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera