Sport

Mark Milicaj: Nëse anulohet kampionati atëherë duhet të shpallet i pavlefshëm

Autori: Erion Maliqaj 21:21 | 09 April 2020

Sulmuesi i Dukagjinit të Klinës, Mark Milicaj mendon se nëse kampionati anulohet atëherë duhet të shpallet i pavlefshëm, shkruan Gazeta inFokus.

Milicaj në një prononcim për Gazetën inFokus ka thënë se kampionati nëse anulohet duhet të shpallet i pavlefshëm, pasi kanë mbetur edhe 11 xhiro deri në fund dhe është e padrejtë të përfundoj me tabelën aktuale.

Ai ka shtuar se shumë skuadra kanë investuar për të dalë në Evropë e të tjera për të mbetur në ligë.

-Advertisement-

“Mendoj se nëse veq vendoset me u anulua kampionati atëherë duhet të shpallet i pavlefshëm për arsye se janë edhe 11 gjiro për tu zhvilluar deri në fund dhe është e padrejtë që të përfundoj me tabelën aktuale duke e ditur se shumë skuadra kanë investuar shumë që ta kërkojnë Evropën e titullin, besa edhe skuadrat tjera me forca të tyre që të mbesin në ligë pa marr parasysh tabelën duke mos dashtë të flas në favore të asnjë skuadre apo të anoj për asnjërën thjeshtë mendimi imi”, ka deklaruar Mark Milicaj./Gazeta inFokus/

Fotografia e Mark Milicaj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera