Marjan Dema propozon Dashamir Bërxullin për prorektor të UP-së
Autori: Gazeta inFokus
18:39 | 20 Shtator 2018
Pas dorëheqjes së prorektorit Naser Sahiti, rektori i Universitetit të Prishtinës, Majran Dema propozoi profesorin Dashamir Bërxulli në pozitën e prorektorit.
“Siç e dini të gjithë prorektori për mësimdhënie dhe çështje të studentëve ka dhënë dorëheqje dhe kam menduar që ta propozoj Dashamir Bërxullin në mënyrë që ta kompletojmë ekipin. Kam menduar që ai të jetë për marrëdhënie ndërkombëtare, për media sepse po ngecim si menaxhment në këtë aspekt.”, tha Dema.
Aktualisht Dashamir Bërxulli është profesor në Fakultetin Filozofik në departamentin e Psikologjisë dhe ligjëron lëndët, Psikologji Sociale dhe Psikologji e Personalitetit.
Dashamir Bërxulli në mandatin e kaluar ishte prodekan për çështje mësimore në Fakultetin Filozofik.
Senati i UP-së gjatë mbledhjes së sotme gjithashtu miratoi propozimin që të hënën me 24 shtator të shpallet konkursi për përmbushjen e numrit të bashkëpunëtorëve të jashtëm në fakultetet të cilat nuk kanë arritur ta plotësojnë këtë numër.
Parlamenti i studentëve kërkoi nga senati që në të ardhmen të ndahen broshura për të rinjtë që e kanë regjistruar apo janë para regjistrimit të fakultetit në UP, në mënyrë që të kenë informata më shumë rreth fakultetit që ata synojnë.
Prandaj edhe rektori Marjan Dema u kërkoi dekanëve të fakulteteve të UP-së që të krijojnë këto broshura të cilat siç deklaroi ai, do të financohen nga Universiteti.

T� tjera
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...




























