Mariza Ikonomi: Po përjetoj një emocion të bukur
Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 16 October 2017
Mariza Ikonomi është një prej këngëtareve më të njohura në Shqipëri, e cila tashmë do të jetë në ekran si moderatore në emisionin “Me Marizën” në Tv Scan.
Në një intervistë për revistën ‘Story’, Mariza ka folur për punën e saj të re, muzikën si edhe për dashurinë.
Të shohim në pozicionin e intervistueses përballë kolegëve të tu artistë. Gazetaria apo televizioni kanë qenë një pasion yt i hershëm?
Në fakt pasioni im ka qenë dhe mbetet muzika, por unë në ambientet e televizionit shqiptar kam hyrë në një moshë fare të vogël, dhe pikërisht në këtë institucion kam pasur eksperiencat e mia të para, jo vetëm si muzikante por edhe si prezantuese. Kështu pa dashur e pa kuptuar më kanë hyrë që të dyja profesionet në zemër.
Në rrëfimet e rrugëtimit artistik të secilit të ftuar i pyet për dashurinë, paratë, ëndrrat, pengjet, etj. Ndodh të vihesh në siklet kur u bën pyetje delikate?
Në fakt nuk më pëlqen t’i vë personazhet në siklet. E mendoj si për veten time…Mua nuk do të më pëlqente një gjë e tillë, kështu që dua të marr më të mirën e tyre, dhe të zbuloj detaje të cilat ata nuk i kanë thënë më parë pa i vënë në siklet.
Cili i ftuar të ka impresionuar me rrëfimin e tij, kush të ka prekur vërtet dhe kush të ka motivuar?
Të gjithë personazhet kanë qenë impresionues, por ajo që më ka ngelur në mendje është intervista me Françesk Radin. Ajo intervistë ka ngelur një intervistë zemre ashtu siç kam kënduar edhe këngën me të “Telefonatë zemrash”.
Sa të ftuar ke pasur deri tani dhe mund të na zbulosh ndonjë emër surprizë që të ka thënë po?
Kam pasur rreth 16 të ftuar, por surprizat nuk i zbuloj ende.
Një artiste si ty çfarë ndjen kur prioritet të punës vendos fjalën, siç ndodh në studion e emisionit “Me Marizën”?
Për mua fjala është gjithçka. Vetëm me një fjalë mund të dalësh në dritë, ose edhe mund të mbetesh në errësirë nëse nuk di ta përdorësh siç duhet. Fjala ka shumë fuqi inspiruese dhe e përqafuar bashkë me tingullin, ajo kthehet në sublimitet për mua.
Është më e vështirë për ty të këndosh apo të bësh pyetje?
Sigurisht që pyetjet në këtë rast, sepse që të marrësh përgjigje të mira e të bukura duhen edhe pyetjet të menduara mirë dhe interesante…
Të dielat e emisionit i mbyll me improvizime live me të ftuarin e puntatës. I di përmendësh këngët e kolegëve, apo zakonisht je indiferente për t’i fiksuar?
Jo, nuk jam indiferente, sepse ka këngë që duhen studiuar, por ka edhe nga ato që dalin në një mënyrë spontane pa i pritur fare. Preferoj që të përgatitem më parë, edhe pse e di që sa herë që i këndojmë me të ftuarin do na dalin gjithmonë tinguj improvizues.
Shumë këngëtarë komentohen për fitimet e mëdha nga muzika. Ti je një prej tyre?
Mund të them që ndihem shumë e pasur shpirtërisht që s’ka pagesë që e zëvendëson. Ju e dini që të bësh para në Shqipëri, duhet ose të këndosh muzikë popullore ose tallava, ose të bësh dasma. Unë nuk jam e atij target grupi edhe pse di ta këndoj shumë mirë edhe muzikën popullore. Por përsëri mund të them që fitoj mjaftueshëm, sepse kam një publik që e kam gjithmonë me vete dhe që më vlerëson.
Këtë vit ke festuar 34 vjetorin. Kjo moshë të trishton apo vitet s’ndikojnë aspak tek ty?
Më pëlqen më tepër, sepse e kuptoj që jeta s’më ka lënë fëmijë dhe kam mësuar shumë prej saj…
Më të lumtur na bën dhe dashuria…Ti je e dashuruar dhe kur mund ta prezantosh partnerin tënd?
Për momentin po përjetoj një emocion të bukur dhe kaq mjafton.
Të tjera
-
Pas sanimit të dëmeve nga sụlmi i nëntorit, lëshohet uji në kanalin e Ibër-Lepencit
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se është lëshu...
-
LAJMI I FUNDIT: Specialja merr vendim për vazhdimin e paraburgimit për Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për va...
-
Raporti i PK-së: Mbi 1500 gjoba e 17 persona të arrestuar
Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kësaj...
-
Barduani: Deri në një zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë, KFOR-i do të mbajë praninë e tij të përhershme në Urën e Ibrit
Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani ka thënë se çdo prani e FSK-së në veri ...
-
Ministri gjerman i mbrojtjes mbërrin në Ukrainë për të dërguar mesazhe mbështetjeje
Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius mbërriti në Kiev të martën për n...
-
Dobruna në Speciale: Jam shumë keq me harresën, nuk jam në gjendje t’i kujtoj të gjitha
Sokol Dobruna është duke e vazhduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara ...
-
Vrạsja e Marigona Osmanit, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu dalin para Gjykatës se Apelit
Në Gjykatën e Apelit të martën po shqyrtohen ankesat ndaj vendimit të dyt...
-
Ramush Haradinaj i ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Donald Trump
Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj ësht...
-
Muharremi ngrit dyshime se inflacioni nuk është vetëm 1.1%: Veç çmimi i bukës është rritur për 45.7%
Njohësi i integrimeve evropiane ka bërë një status rreth të dhënave zyrtare q...
-
Arrestohet një burrë në Vushtrri, dyshohet për dhụnim
Raportohet se në mesditen e ditës së djeshme në Vushtrri, një burrë është arr...
-
Zotimi i dytë i Bedri Hamzës: Rritja 50% e pagave për shërbyesit civilë, shpërblim për shërbimin e tyre ndaj shtetit dhe qytetarëve
Në muajt e parë të qeverisjes, pagat në sektorin publik do të rriten për 50%....
-
Përleshen katër persona me mjete të mprehta në Prishtinë, njëri po trajtohet në QKUK
Katër persona janë përleshur mes vete me mjete të mprehta në rrugën “Agim Ram...