Sport

Marinsi i sfilitur nuk dorëzohet, e mbyll maratonën këmbadorazi

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 17 April 2019

Po ngjall emocione dhe po bën xhiron e botës gjesti i Micah Herndon, një ish-marins i ushtrisë amerikane. Ai ka dashur ta përfundojë me çdo kusht maratonën e Bostonit, duke refuzuar çdo ndihmë deri në finish nga organizatorët edhe pse ishte në gjendje jo të mirë fizike.

Në metrat e fundit ai ka ecur këmbadorazi deri sa ka kaluar vijën e finishit, duke refuzuar më pas edhe ndihmën mjekësore. Edhe pse gjunjët dhe bërrylat e tij ishin të gjakosur. Ish-marinsi kishte bërë tatuazh në trupin e tij emrat e 3 ushtarëve amerikanë që ishin vrarë në Afganistan.

“Vrapova për të nderuar kujtimin e tyre. Ata nuk janë më, ndërsa unë jam këtu dhe mund t’ia dal mbanë”, tha pas garës Micah Herndon. Ai nisi të kishte probleme gjatë garës në kilometrin e 35-të të saj, por në fund arriti ta përfundojë atë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera