Fokus

Marinsi amerikan që këndonte shqip martohet me marinsen shqiptare

Autori: Halil Berisha 09:39 | 21 September 2020

Marinsi Corey Banks për një kohë shërbeu me forcat amerikane të KFOR-it në Kosovë.

E këtu marinsi Banks mësoi goxha mirë gjuhën shqipe, e sidomos shumë këngë të cilat edhe i dinte përmendësh, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Veç këngës e gjuhës Banks prej këtij 21 shtatori ka edhe një arsye më shumë te jetë i lidhur me shqiptarët.

Banks është bërë dhëndërr i shqiptarëve, shkruan Gazeta Infokus.

Ai është martuar me marinsen shqiptare në ushtrinë amerikane, Edrina Cela.

E për këtë është shprehur shumë i lumtur.

“Për gruan time të mrekullueshme, jam i lumtur të ju martoj juve. Këtë moment do ta kujtoj gjithmonë. Të dua sot, do të të dua nesër e do të të dua përgjithmonë Edrina Cela”, ka shkruar Corey Banks./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera