Rozë

Marina Vjollca – Top Channel ndodh e papritura

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 19 July 2017

Është diskutuar edhe më përpara në media fakti se Marina Vjollca nuk do të jetë më pjesë e Top Medias, sepse pas lidhjes me reperin Getoar Selimi jeta e saj mori një tjetër drejtim. Megjithatë Marina u shfaq edhe sezonin që sapo mbaroi në programin ‘Procesi Sportiv’ që transmetohej në Top Channel të dielave ose të hënave në darkë.

Por burime pranë Blitz.al bëjnë me dije se Marina ka vendosur të dorëhiqet sepse dëshironte që të kishte një program të sajin pa qenë kështu pjesë plotësusese duke bërë bashkë-prezantuesen me një tjetër person siç ka ndodhur në ‘Procesi Sportiv’ krahë Edi Manushit.

Të njëjtat burime tregojnë për Blitz.al se nëse Marinës nuk do t’i jepet një mundësi të ketë një program të sajin atëherë ajo do të largohet nga ekrani i Top Channel sepse ka pasur edhe oferta të tjera shumë të mira nga televizione të tjera.

-Advertisement-

Ky lajm vjen fill pas atij të largimit të Luanës si pasojë e mbylljes së ‘Pa Limit’ që u transmetua tek ju ekskluzivisht nga Blitz.al dhe qarkulloi pastaj tek të gjitha portalet. /Blitz.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera