Marina dhe Geti përgatitjet e fundit për dasëm, zgjedhin unazat e martesës? (Foto)
Autori: Gazeta inFokus
13:25 | 23 May 2017
Të veshur në stilin “casual” dhe në formë shumë të mirë fizike, çifti më i komentuar në showbiz-in shqiptar, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca janë fotografuar pak ditë më parë, ndërsa hynin në qendrën më të re tregtare në Tiranë.
Të veshur në stilin “casual” dhe në formë shumë të mirë fizike, çifti më i komentuar në showbiz-in shqiptar, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca janë fotografuar pak ditë më parë, ndërsa hynin në një qendër tregtare në Tiranë.
Në shoqërinë e një mikeshës së tyre ata u fotografuan nga paparaci në hyrje të ndërtesës, të kuriozuar për trendet e reja të dyqaneve markë, që gjenden në ambientet e brendshme të kësaj qendre. Nisur nga fakti se prej kohësh po përfliten për planin e zyrtarizimit të lidhjes së dashurisë, lindin dyshimet e para se mbase ata janë vënë në kërkim të unazave speciale të martesës.
Gjithsesi kjo mbetet për t’u thënë nga Geti, dhe prezantuesja simpatike, e cila nga ana e saj ka bërë për vete shumë ndjekës në rrjetet sociale për shkak të profilit të saj. Një gjë është e sigurt, që Getin dhe Marinën i tërheqin shumë qendrat tregtare, aq sa mund të themi se kanë krijuar varësi ndaj blerjeve të veçanta markë.
Më i apasionuari mund të themi është Geti, i cili në profilin e tij zyrtar në Instagram rendit, si një ndër profesionet e tij përveç muzikantit dhe reperit që dihen botërisht, edhe profesionin e fashion designer.
Duket së ata tani po shijojnë bashkëjetesën në apartamentin e reperit në zonën “Kodra e diellit” në Tiranë, me të gjitha kënaqësitë e tjera që ofron jeta. 35 vjeçari sharmant dhe 26 vjeçarja simpatike e emisionit “Procesi sportiv” ndajnë të njëjtat pasione që janë udhëtimet dhe veshjet plot stil. Le të shohim se si do të na surprizojnë në të ardhmen çifti më simpatik i momentit në showbiz-in shqiptar./Story/



T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...


































