Lajme

Marihuana, më e kërkuara nga të rinjtë në Kosovë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 21:37 | 26 June 2018

Brenda një periudhe tetëmujore Policia ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të marihuanës brenda objekteve shkollore.

Janë nxënësit përdoruesit më të mëdhenj të drogave dhe ata të moshës nën 16 vjeçe. Vetëm brenda tetë muajsh janë arrestuar 152 nxënës të shkollave të mesme në tërë vendin. Në aksione të saj afër shkollave, policia ka konfiskuar mbi 4 kg marihuanë.

“Brenda tetë muajve janë konfiskuar 63 gramë marihuanë brenda objekteve shkollore, 97 gramë marihuanë në oborr të shkollës dhe 4 kilogramë e 50 gramë marihuanë në afërsi të shkollave. Në perimetrin e sigurisë 350 metra por që nuk kanë të bëjnë me shkollat, janë konfiskuar 12 kilogramë e 230 gramë marihuanë”.

-Advertisement-

Vitin e fundit mosha mesatare e përdoruesve të narkotikëve ka rënë në 16 vjeç për dallim që para disa vitesh ka qenë 21 vjeç.

“Ne e kemi përcjellë gjatë viteve se sa po bie apo po rritet mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drogave. Kohët e fundit, pra vitin e fundit ajo moshë ka rënë dukshëm pra 16 vjeç, që do të thotë se kjo është mosha mesatare kur fillojnë përdorimin e drogës klientët të cilët paraqiten në qendrën tonë  që kërkojnë trajtim ose ndonjë lloj ndihme tjetër. Nëse këtë shifër e krahasojmë me vitin 2007 është shumë një ndryshim i madh ose rënie e madhe e moshës së fillimit të përdorimit të drogave, për shembull në atë vit ka qenë diku 21 vjeç, kjo është një rënie e madhe” ta Safet Blakaj udhëheq Qendrën Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”.

Dukuri shqetësuese përdorimin e drogës nga të rinjtë e konsideron Avokati i Popullit.

“Arsyeja se pse ne e konsiderojmë që ky fenomen ka filluar të bëhet shqetësues është vetë fakti që mosha mesatare e përdoruesve të drogës nga viti 2017 e cila ka qenë 21 vjeç, tashmë mosha është 16 vjeç. Do të thotë ne kemi raste të fëmijëve të cilët do të thotë fillojnë përdorimin e substancave narkotike që me 12 vjeç”, tha Edona Hajrullahu Zyra e Avokatit të Popullit

Edhe institucionet e Kosovës kanë shprehur gatishmëri për ta parandaluar këtë dukuri negative.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera