Rozë

Margot Robbie pas ”Suicide Squad” kërcënohet me vdekje

Autori: Gazeta inFokus 08:57 | 08 January 2018

Aktorja e famshme australiane arriti kulmin e karrierës së saj pas rolit në filmin e famshëm të zhanrit krim “Suicide Squad”.

Jared Leto, 45-vjeçar, luan rolin e Xhokerit, derisa aktorja bukuroshe paraqitet në rolin e Harley Quinn, të dashurës së Xhokerit.

Në një intervistë për “The Hollywood Reporter” ajo është shprehur se fama ka shumë pasoja dhe disa nga këto të kushtojnë shumë para.

-Advertisement-

Pas premierës së këtij filmi 27-vjeçarja ka treguar se persona të paidentifikuar dërgonin letra në shtëpinë e saj, ku e kërcënonin me vdekje, përcjell “Zëri”.

Gjithashtu djem të panjohur e ndiqnin nga pas kudo që shkonte, duke e trembur dhe frikësuar. Para se të bëhej kaq e famshme aktorja kurrë nuk ka pasur truprojë me vete, ndërsa kjo situatë ndryshoi për një kohë kaq të shkurtër.

Të marrësh truproje që të shoqërojnë në ngjarje të ndryshme dhe ta ruajnë 24/24 shtëpinë kushton mbi 2000 dollarë në ditë, shumë kjo që për Margot Robbie është e kripur.

Ajo e mbylli intervistën e saj duke thënë se omënyrë kaq e shtrenjtë jetese është e domosdoshme kur je personazh i njohur për këtë arsye ajo po punon më fort, këtë herë jo për famë, por për para.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera