Uncategorized

Marëdhënia miqësore e njeriut me natyrën i jep një impuls të ri jetës

Autori: Gazeta inFokus 08:34 | 16 August 2022

Qysh prej dhjetë vjetësh, një praktikë e përtëritjes së marrëdhënieve ndërmjet njeriut dhe natyrës po zhvillohet në Kinë dhe është hapur kapitulli i ri i jetës harmonike ndërmjet njerëzve dhe natyrës që i rrethon.

Satelitët në hapësirë kanë regjistruar ndryshimet midis rërës e ujit rreth liqenit Qinghai. Qysh nga vitet ’70 të shekullit të kaluar, procesi i “hyrjes së rërës dhe tërheqjes së ujit” zgjati për më shumë se 40 vjet dhe rëra e ndau liqenin Qinghai nga nënliqenet. Që nga viti 2012, nëpërmjet përpjekjeve të pareshtura, morfologjia e sipërfaqes këtu ka filluar ndryshimin dhe nënliqenet janë lidhur përsëri me liqenin e madh, domethënë sipërfaqja e ujit po zgjerohet më tej.

Përveç liqenit Qinghai, Kina ka marrë shumë masa për mbrojtjen e ekologjisë edhe në zona të tjera. Mbrojtja e pandave, e Burimit të Tre Lumenjve, e 14 gjeoparqeve globale, e 39 parqeve natyrore kombëtare të kullotës etj. ka arritur rezultate të mira. Gjatë dhjetë vjetëve, edhe 9 195 zona të mbrojtura natyrore kanë luajtur rol të rëndësishëm për harmoninë midis njeriut dhe natyrës.

-Advertisement-

Në vitin 2012, konteja Lishui e provincës Zhejiang filloi restaurimin gradual të sistemit ujor. Më shumë se 80 kanale me ujë burimesh malore janë restauruar dhe po rrjedhin nëpër brezare. Peshqit, kërmijtë dhe insektet rriten lirshëm në fusha, duke formuar një zinxhir ushqimor.

Qyteti Yancheng i provincës Jiangsu kishte tokë të kripur-alkaline, por tani atje është ndërtuar një barrierë e gjelbër prej 10 mijë akrash kineze. Miniera e hapur e hekurit në Aoshan të qytetit Maanshan të provincës Anhui, që ka një histori mbi 100-vjeçare, tani është mbushur me ujë, duke u bërë një liqen artificial.

Në këta dhjetë vjet, kinezët kanë mbjellë sipërfaqen më të madhe të pyjeve në botë, dhe sipërfaqja e pemëve dhe e barit të mbjellë i kalon 732 mijë e 600 kilometrat katrorë.

Janë 128 000 lloje bimësh e kafshësh të zbuluara në Kinë dhe të përfshira në Listën Kineze të Specieve Biologjike, gati dyfishi i numrit në vitin 2011. Ka pasur po ashtu rritje restauruese të më shumë se 300 llojeve të rrezikuara të kafshëve dhe bimëve të egra. Popullata që jeton në natyrë e pandave dhe antilopave tibetiane është rritur ndjeshëm; ndërsa numri i ibisëve me kreshtë është shtuar në më shumë se 5000.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera