Marchesa, frymëzim nga Japonia për koleksionin e ri
Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 14 September 2017
Frymëzim i Marchesa-s për koleksionin e saj pranverë 2018 kanë qenë motivet japoneze.
Veshjet ishin thuajse të gjitha të krijuara me copëra të lehta e të zbukuruara me qëndisma në formë lulesh. Nuk mungonin as gurët e qepur në fustan apo frundat e bollshme.
Stilistët Keren Craig dhe Georgina Chapman e mahnitën sallën me sharmin e krijimeve të tyre, të fokusuara, siç shpjegojnë edhe vetë, tek një grua e quajtur Aimee Crocker, trashëgimtarja e pasur amerikane e fillimshekullit të XX që u bë e famshme për eksplorimin kulturor të Lindjes së Largët.
Çelja e luleve të qershisë, një moment tejet i kremtuar në kulturën japoneze, mëngët tipike të mantelit kimono dhe fashat e trasha të lidhura në mes ishin elementë të sjellë prej së largu, duke u përpjekur njëkohësisht të ruhej besnikëria ndaj stilit romantik dhe tejet femëror, i kthyer tashmë në tiparin dallues të markës së njohur.
Nga jashtë vjen dhe frymëzimi i stilistit veteran Marc Jacobs, i cili e kishte mbushur koleksionin e tij me elementë të veshjes së hershme në Lindjen e Mesme. Modelet e tij zbritën në pasarelë me çallma shumëngjyrëshe e veshje të mëdha dhe të derdhura.
Jacobs e nisi prezantimin me veshje që ngjasonin me ato të haremit dhe pantallona të gjera për të dalë në fund tek sandalet me gisht ose rripa të zbukuruara me gurë vezullues.
Spektakli i 54-vjeçarit, një ndër më të shumëpriturit e eventit, ishte ai që uli siparin e javës njujorkeze të modës.
Të tjera
-
Senati konfirmon Sekretarin e Thesarit, Scott Bessent
Senati amerikan konfirmoi të hënën Scott Bessent-in si sekretar të Thesarit, ...
-
Vlora Dumoshi: Sa isha ministre, mbështetëm sportistë dhe artistë që çuan emrin e Kosovës në skenat më të mëdha
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, përmes një video-m...
-
Dimal Basha i bie pishman që e quajti Sami Lushtakun “bandit”
Pas akuzave nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu që nënkryetari i komu...
-
Prokurorja thotë se është vërtetuar fajësia e Andi Pajazitit, mbrojtja kërkon që ai të shpallet i pafajshëm
Në fjalën përfundimtare të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, prokuro...
-
Hamza viziton një fermë në Keqekollë: Kosova duhet ta rris prodhimin vendor
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebo...
-
Pas akuzës nga Haxhiu, Basha e quan Sami Lushtakun “bandit”
Pas Albulena Haxhiut, edhe Dimal Basha i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar nda...
-
Krasniqi: VV-ja ndoshta detyrohet të largohet nga pushteti pa dhunë, por s’largohet pa sherr
Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka shkruar një status, në të cilin ka...
-
Albulena Haxhiu e akuzon Sami Lushtakun: Mbrëmë personalisht tentove ta sulmoje eskortën e Kryeministrit
Kryeministri Albin Kurti nuk është pritur mirë mbrëmë në Skënderaj, me dhjetë...
-
Kryeministri i Serbisë dha dorëheqje: Çka pritet tash?
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, dha dorëheqje nga posti, mes valës s...
-
Ambasadori i Finlandës: Kosova mund të zbusë ndikimin e presioneve të jashtme dhe të fuqizoj themelet e veta demokratike
Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, tha se Ballkani Perëndimor ...
-
Lendita Bekteshi mesazh qytetarëve: LDK-ja është si një familje, ky është momenti që e kemi pritur
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lendita B...
-
Jeta Rafuna: Kryeqyteti e refuzon mashtrimin, Prishtina është LDK
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Jeta Rafuna- Hasani, ka ndarë pa...