Sport

Marcelo: Real Madridi më kërkoi të largohesha, por kështu refuzova unë

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 07 September 2017

Mbrojtësi brazilian Marcelo kishte një moment të keq në fund të sezonit të parë me Real Madridin pasi klubi i kishte kërkuar atij të largohej, transmeton Express.

Por, kështu kishte refuzuar Marcelo:

“Mund të mësosh shumë shpejt si funksionon Real Madridi. Në fund të sezonit tim të parë, drejtori sportiv më thirri në zyrën e vet. Ende isha i ri dhe i çmendur. Shkova të ai me kapele bejsbolli, duke pritur se do të bisedonim paksa. Ai me tha se klubi dëshironte që unë të fitoja përvojë diku tjetër. Por, mendova ky është Real Madridi dhe nëse largohem, mbase nuk do të mund të kthehem më. Drejtori më kërkoi të nënshkruaja një dokument, ndërsa unë ia bëra një pyetje ‘nëse nuk e nënshkruaj këtë, nuk më duhet të largohem?’, ai u përgjigj: ‘Epo, ashtu është, nëse nuk nënshkruan do të qëndrosh këtu nëse trajneri dëshiron të të mbajë.’ Pastaj mendova me vete duhet t’i sjellin disa rrugaç për të më bërë të nënshkruaj atë dokument, prandaj i thashë, ‘do të fitoj përvojë, ma lër mua këtë punë.’ E falënderova dhe dola jashtë”.

-Advertisement-

Marcelo ka treguar se në atë kohë për të kishte shprehur interesim Sevilla dhe CSKA Moska, por mbrojtësi i majtë kishte refuzuar të largohej nga gjiganti spanjoll qoftë edhe për rikthyer përsëri.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera