Sport

Maradona kërkon dënim me burg për vajzën e tij

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 25 November 2017

Legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona, ka kërkuar nga gjykata që vajza e tij, Gianinna Maradona të dënohet me burg, pasi sipas tij, ajo po ndikon në procesin gjyqësor në mes të dy prindërve, transmeton Gazeta Metro.

Procesi gjyqësor në mes të Maradonës dhe ish-gruas së tij, Claudia Villafane, po zhvillohet në bazë të një padie që ish-futbollisti i ka bërë asaj pasi pretendon që gruaja i ka vjedhur 3.8 milionë euro gjatë martesës, padi kjo që nxiti një luftë në mes të anëtarëve të familjes.

Avokati i Maradonës pretendon në padinë ndaj Gianninnas që ajo fluturoi në Uruguai dhe bllokoi disa transaksione bankare që kanë penguar procesin në mes të dy prindërve.

-Advertisement-

Përmes disa mesazheve në rrjetet sociale, Gianinna Maradona tha që ajo nuk fshihet dhe jeton aty ku ka jetuar gjithmonë, në Argjentinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera