Rozë

Maradona i hedh në gjyq dy vajzat e tij

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 07 October 2017

Diego Armando Maradona konsiderohet si një ndër futbollistët më të mirë që ka parë bota e futbollit.

Por, duket se ish-futbollisti argjentinas ka probleme në jetën private me me të bijat dhe ish-bashkëshorten.

-Advertisement-

Dalma, Maradona dhe Giannina

Maradona thuhet se ka hedhur në gjyq dy vajzat e tij për 1.45 milion funte.

“El pibe de oro” e ka udhëzuar avokatin të marrë masa ligjore kundër Dalmas, 30 vjeç dhe Gianinnas, 28 vjeç.

Ai pretendon se vajzat vodhën para prej tij dhe i transferuan në një bankë në Uruguai. Gjithashtu akuzon nënën e tyre, ish-gruan Claudia, si bashkëpuntore.

Claudia, Dalma, Maradona dhe Gianinna

Nuk është hera e parë që Maradona të ketë kërcënuar se do të bëjë diçka të ngjashme. Në vitin 2015, ai akuzoi Claudian dhe partnerin e saj, Jorge Taiana për vjedhje të nëntë milionë dollarëve, të cilat i kanë investuar në Florida.

Kujtojmë se në vitin 2014, ai akuzoi të dashurën e tij për përvetësim të pasurisë prej 18 milionë dollarëve.

Ndryshe, 56-vjeçari aktualisht është menaxher i skuadrës së Fujairah SC në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera