Sport

Maradona: Fitorja e Anglisë ishte një grabitje

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 04 July 2018

Gjyqtari amerikan, Mark Geiger, është kritikuar ashpër nga legjenda argjentinase Diego Maradona, shkruan GazetaFokus.

Maradona ka deklaruar  se Kolumbia pësoi padrejtësi gjyqësore në humbjen e fundit të 1/8 së finales ndaj Anglisë.

Anglisë iu dha një goditje dënimi, të cilën Harry Kane e  konkretizoi në gol.

-Advertisement-

LEXO EDHE:Yussuf Poulsen në Premier Ligë

“Sot pashë një grabitje në fushë,” tha Maradona për Telesur.

“Unë jam i qartë për këtë.”

“Ky gjyqtar mund të dijë shumë për baseball, por ai nuk ka asnjë ide për futbollin”

“Ku ndodhi ndërhyrja në Kane. Pse nuk u kërkuan të kontrollonin VAR?”. ka deklaruar Diego Maradona

Maradona nuk ishte i vetmi që kritikoi gjyqtarin, edhe Radamel Falcao ka kritikuar tej mase për referimin pas ndeshjes së së martës. /GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera