Lajme

Maqedonia vlerësohet negativisht në luftën kundër tregtisë me njerëz

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 28 June 2017

Sipas raportit të Departamentit të Shtetit, Maqedonia merr vlerësim të ulët në luftën kundër tregtisë me njerëz, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në raport përfshihet edhe problemi me fëmijët rom që detyrohen të kërkojnë lëmoshë.

Departamenti i Shtetit konsideron se Maqedonia është burim, vend tranzitimi dhe destinacioni i tregtisë me burra, gra, e fëmijë për eksploatim seksual dhe punë të detyrueshme.

-Advertisement-

Më tej, raporti përmend se shteti ka ndërmarrë masa për të lufutar dukurinë, por nuk ka përparuar.

Raporti thekson se viktimat e tregtisë me njerëz janë nga rajoni i Ballkanit dhe shteteve të Evropës Lindore./Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera