Lajme

Maqedonia prezanton kapitullin 24 në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 12 November 2018

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e negociatorit kryesor dhe shefit të delegacionit shtetëror për negociata me BE-në, sot, do ta kryesojë delegacionin shtetëror- qeveritar në Bruksel në sesionin e punës me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, ku do të prezantohet kapitulli 24 – e drejta, liria dhe siguria.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Maqedonisë, gjatë takimit, Osmani do të mbajë brifing joformal me përfaqësuesit e Grupit punues në Këshillin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, ku do të prezantohet edhe Plani 18, si dhe do të ketë takim pune me eurokomisionerin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johanes Han.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera