Rajoni dhe Bota

Maqedonia në panik, edhe 120 raste me COVID 19

Autori: Gazeta inFokus 23:08 | 04 June 2020

Në Maqedoninë e Veriut sot janë regjistruar 120 raste të reja me Covid-19 nga gjithsej 953 testime, dhe aktualisht ka pothuajse 850 raste aktive.

Më shumë raste të reja ka në Shkup 67, pastaj në Kumanovë 19, Shtip 16, në Tetovë 9 raste të reja, në Veles dy dhe nga një në Gostivar, Negotinë dhe Strumicë.

Dy persona kanë ndërruar jetë, njëri në Klinikën e sëmundjes infektive dhe tjetri në spitalin “8 Shtatori”.

-Advertisement-

Deri më tani, 147 pacientë kanë vdekur nga koronavirusi atje. 24 orët e fundit, 16 pacientë u shëruan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera