Lajme

Maqedonia ndihmë financiare për përmbytjet në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 13 December 2017

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë maqedonase u vendos dhënia e një ndihme prej gjashtë milionë dinarësh maqedonas (100 000 euro) për Shqipërinë për përballimin e situatës së përmbytjeve shkaktuar nga shirat e rrëmbyer të fillimit të muajit dhjetor.

”Përmbytjet në Shqipëri shkaktuan evakuimin e rreth 600 familjeve në dy zona në jugperëndim të Shqipërisë”, shkruan minareport.com, që citon median lokale.

”Më shumë se 3 000 shtëpi, 56 shkolla dhe 16 mijë hektarë tokë u përmbytën. Shumë rrugë dhe 28 ura u dëmtuan. Autoritetet shqiptare kanë filluar përllogaritjet e dëmeve dhe po shqyrtojnë kompensimin financiar të të dëmtuarve”, përfundon raporti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera