Maqedonia e Veriut zbulon një tjetër variant të COVID, nuk është si ai britanik
Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 14 January 2021
Maqedonia e Veriut ka konfirmuar ditën e sotme një tjetër mutacion të coronavirusit, por që nuk është i ngjashëm me variantin e ri të virusit, i cili u zbulua në Britaninë e Madhe.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ministri ndër të tjera ka theksuar se format e reja, të detektuara nga laboratorët e Akademisë së Shkencave nuk paraqesin rrezik shtesë për qytetarët.
“Që nga stina e verës (2020), tek ne janë zbuluar gjashtë apo shtatë mutacione gjenetike në Laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut. Nuk janë të ngjashëm me variantin e ri të koronavirusit të ri në Britani të Madhe”, theksoi Filipçe.
Sa i përket vaksinave të para antiCOVID, sipas Ministrit të Shëndetësisë ato pritet të arrijnë në vend pas dy javësh.
“Vaksinat tani më janë rezervuar për vendin tonë dhe bazuar në dinamikën e shpërndarjes presim që dozat e para të arrijnë në shkurt. Sipas planit të kompanisë Pfizer, me rritjen e kapaciteteve të tyre prodhuese dhe të kompanive tjera që janë pjesë të programit “COVAX” unë besoj se pas muajit shkurt do të kemi një proces të shpërndarjes gjithkund dhe me një dinamikë të vazhdueshme”, ka deklaruar Filipçe.
Një tjetër lajm i mirë është dhënë për shtetasit maqedonas. Ministri gjithashtu ka njoftuar për lehtësimin e masave shtrënguese pas 21 janarit. Restorantet dhe lokalet do të punojnë deri në orën 21:00, në vend të orës 18:00 që janë duke punuar aktualisht.
Të tjera
-
Kandidati për deputet i AAK-së, Frashër Brahimaj premton hapjen qendrave të Arsimit Profesional
Kandidati për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Frashër Brahimaj...
-
Momenti kur Ibrahim Rugova tregoi se vuante nga kanceri
Sot bëhen 15 vjet nga vdekja e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugov...
-
Në këtë shtet, të burgosurit i mbajnë vetë çelësat e qelive të tyre
Media holandeze “Dutch Review” i ka kushtuar një artikull të burgosurve dhe s...
-
Bideni shfuqizon vendimin e Trumpit për tërheqjen e ShBA-së nga OBSh-ja
Shtëpia e Bardhë e publikoi një letër të presidentit të porsazgjedhur të Shte...
-
Si nisi gjysmëvjetori i dytë në kryeqytet, flet Drejtoresha e Arsimit
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, ka thënë se gjy...
-
Haradinaj: Të gjithë jemi mirënjohës për kontributin e Rugovës për lirinë e pavarësinë e vendit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homaz...
-
Isa Mustafa kujton Rugovën: Na e thoshte vazhdimisht, miqësi të përhershme me SHBA-në
Në 15 vjetorin e vdekjes së Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugo...
-
Biden heq ndalesën e udhëtimit për vendet muslimane
Washington DC- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden të mërkurën i dha fund ndalesë...
-
Liderët e BE-së diskutojnë sot mbi vaksinat për Ballkanin Perëndimor
Furnizimi me vaksina për Ballkanin Perëndimor do të jetë një nga temat e disk...
-
58 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje më të rëndë
58 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës...
-
Rritja e rasteve nga COVID-19/ Kina merr masat, do të ndërtojë kamp masiv karantinë për 4 mijë persona
Kina do të ndërtojë një kamp masive karantinë për të strehuar e kuruar 4 mijë...
-
Ikja e mjekëve nga Kosova po vazhdon edhe në këtë kohë pandemie
Ikja e mjekëve nga Kosova po vazhdon edhe në këtë kohë pandemie. Sipas zyrtar...