Lajme

Maqedonia e Veriut shqyrton heqjen e testit PCR për kosovarët

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 28 September 2020

Qeveria e Maqedonisë së Veriut pritet që sot të shqyrtojë mundësinë e heqjes së testit PCR për qytetarët e Kosovës, pasi këta të fundit nuk mund të kalojnë kufirin pa rezultatin e këtij testi.

Kështu është bërë e ditur sipas burimeve të Alsat brenda Komisionit për Sëmundje Infektive, në mbledhjen e parë të javës Qeverisë do t’i rekomandohet heqja e këtij testi.

Ky vendim për shqyrtimin e heqjes së testit ka ardhur pas reagimeve të shumta nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës, se janë duke përjetuar humbje të mëdha ekonomike.

-Advertisement-

Ndryshe, Kosova të premten ka hequr testin PCR negativ për kalim transit nëpër territorin e saj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera