Rajoni dhe Bota

Maqedonia e Veriut regjistron numrin më të lartë të rasteve ditore që nga nisja e pandemisë

Autori: Gazeta inFokus 20:37 | 15 October 2020

Pandemia e koronavirusit vijon të përhapet me ritme të shpejta në Maqedoninë e Veriut.

Në 24 orët e fundit, vendi fqinj ka regjistruar 535 raste të reja me koronavirus. Kjo është shifra më e lartë e të infektuarve brenda një dite që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut.

Qyteti më i prekur vijon të jetë Shkupi, ku ditën e fundit kanë rezultuar 277 të infektuar. Ndërkohë, kanë ndërruar jetë gjashtë pacientë, për një total prej 815 humbje jetësh.

-Advertisement-

Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 168 persona të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë infektuar 22.170 persona, ndërkohë që aktive mbeten 4597 raste.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera