Lajme

Maqedonia e Veriut nga nesër e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës, nuk përjashtohet karantina

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 12 October 2020

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të mblidhet nesër për të vendosur masat e reja për parandalimin e koronavirusit. Masat të cilat do të merren janë propozuar nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive javën e kaluar dhe nesër pritet që të miratohen pse të refuzohen.

Masat që do të hidhen në votim do të jenë: Mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambiente të jashtme, ndalimi i grupimit në hapësirën publike pas orës 22:00,  kufizimi i mysafirëve në shtëpi, jo më shumë se katër persona.

 

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një deklaratë tha se nëse numri i të infektuarave në vend vazhdon të rritet dhe masat nuk respektohen atëherë vendi mund të shkojë prapë në karantinë.

Të tjera