Maqedonia e Veriut do të blejë 100 mijë vaksina ruse Sputnik V
Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 21 February 2021
Maqedonia e Veriut ka vendosur që të furnizohet me 100 mijë vaksina ruse kundër koronavirusit, pas vendimit të mëhershëm për blerjen e 200 mijë vaksinave kineze.
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka njoftuar se u ka dhënë institucioneve udhëzimet për kontraktimin e marrëveshjes së furnizimit me vaksina “Sputnik V”.
“Të shtunën mora informacion nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce se ne kemi kapacitet, në përputhje me marrëveshjet e përfunduara dhe ato të paguara, të porosisim 100,000 doza të vaksinave tjera që do të plotësonin planin e përgjithshëm, dhe nuk do të shkaktojnë vaksina të tepërta…Unë kam dhënë udhëzimet për furnizim me 100 mijë vaksina ruse. Gjithçka që ka të bëjë me vaksinat, ne kemi bërë punën tonë, porositë, kontratat…”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.
Vaksinimi kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, në Maqedoninë e Veriut ka nisur më 17 shkurt, me dërgesën e parë të 4,680 vaksinave të kompanisë Pfizer si donacion nga Serbia.
Pjesa tjetër e tërë dërgesës prej 8,000 dozave nga Serbia pritet arrijë në Shkup javën e ardhshme. Kryeministri Zaev tha se deri në fund të këtij muaji qeveria pret përgjigje nga “Pfizer” për 800,000 dozat për të cilat janë zhvilluar bisedime me kompaninë amerikane.
Ndërkohë, 200,000 doza të vaksinave kineze pritet të mbërrijnë në fillim të muajit mars në këtë shtet.
Të parët që janë vaksinuar janë punonjësit shëndetësorë të Klinikës Infektive në Shkup, ndërsa më pas do të vaksinohen edhe klinikat tjera.
Qeveria ka hartuar një plan të përgjithshëm, i cili parasheh që pas mjekëve të vaksinohen personat e moshuar, atë me sëmundje kronike, punonjësit e institucioneve arsimore dhe të kopshteve, ndërsa më pas edhe pjesa tjetër e popullatës. Qeveria synon vaksinimin e së paku 500 mijë personave për të arritur imunizimin e popullatës.
Maqedonia e Veriut të dielën ka regjistruar 16 viktima të reja me koronavirus, 254 të infektuar si dhe 151 të shëruar. Të dhënat bazohen në testimin e 2,160 mostrave.
Me COVID-19 janë të diagnostikuar më shumë se 99 mijë persona prej shpërthimit të pandemisë.
Prej tyre 3,063 persona kanë humbur jetën, rreth 90 mijë janë shëruar ndërsa mbi 6,700 raste janë ende aktive./rel
Të tjera
-
Rekord vdekjesh nga COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se gjatë ditë...
-
Pfizer: Bosnja nuk ka përmbushur kushtin për vaksina
Kompania Pfizer ka bërë të ditur se vaksinat e saj ka shumë të ngjarë të mos ...
-
SHBA i dhuron Forcave të Armatosura të Shqipërisë 29 Humvee ushtarake
Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë 29 Hum...
-
Gani Koci ftohet nga Gjykata Speciale
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK( dhe e ish-nënkryetari i ...
-
KQZ: Rinumërohen 268 kuti të votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 16 të së enjtes ka rinumëruar 268...
-
Përfundon mbledhja e LDK-së, Abrashi tregon se kur do të zgjidhet kryetari i ri i LDK-së
Sekretari i LDK-së, Arban Abrashi, pas përfundimit të mbledhjes së krye...
-
Edhe 9 të arrestuar për dallavere me subvencionet e bujqve
Policia e Kosovës ka vazhduar edhe sot operacionin ‘’Subvencioni 2021’’, ku ...
-
“15-vjeçaren e puthi dhe e zhveshi”, rrëfimi për pacienten dhe mjekun që po kërkohet nga policia
Mjeku nga Malisheva, Ramadan Sopaj, po kërkohet nga Policia e Kosovës për dër...
-
Kusari-Lila për hartën e Lajçakut: Pastaj pyesim pse dialogu s’ka qenë i suksesshëm
Kryetarja e Alternativës dhe kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje...
-
Rreth 506 mijë të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në SHBA
Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur me 505 mijë e 9...
-
Mblidhet Kryesia e LDK-së, pritet të caktohet data për zgjedhjen e kryetarit
Anëtarët e LDk-së kanë mbërritur në zyret e Lidhjes Demokratike të Kosovës pë...
-
Kina aprovon dy vaksina të tjera për Covid-19
Kina ka aprovuar dy vaksina të tjera për COVID-19 për përdorim të gjerë. A...