Lajme

Maqedonia dhe Bosnja do të nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e patentë shoferëve

Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 13 Shtator 2017

Në Qeverinë e Maqedonisë sot do të nënshkruhet marrëveshje me Këshillin e ministrave të Bosnjë e Hercegovinës për njohjen dhe ndërrimin e ndërsjellë të patentë shoferëve.

Në emër të Qeverisë së Maqedonisë, marrëveshjen do ta nënshkruajë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ndërsa në emër të Këshillit të ministrave të Bosnje e Hercegovinës, ministri i Komunikimeve dhe Transportit, Ismir Jusko, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në nënshkrim do të jetë i pranishëm edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, i cili paraprakisht do të realizojë takim dypalësh me ministrin e Komunikimeve dhe Transportit të BeH-së, Ismir Jusko.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy