Lajme

Maqedoni, rritet qarkullimi në industri

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 21 January 2018

Qarkullimi në industri në Maqedoni, në periudhën janar – nëntor të vitit 2017 në krahasim me periudhën janar – nëntor të vitit 2016 është rritur për 6,3 për qind, derisa në nëntor të vitit 2017 në krahasim me nëntorin e vitit 2016 shënon rritje prej 2,6 për qind.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, qarkullimi në industri në tregun vendor në nëntor të vitit 2017 në krahasim me nëntorin e vitit 2016 shënon rënie prej 7,2 për qind, ndërsa qarkullimi në tregjet e huaja është rritur për 4,9 për qind.

Shikuar sipas sektorëve, qarkullimi në Minierë dhe nxjerrjen e gurëve është rritur për 5,4 për qind, ndërsa në Industrinë e përpunimit është rritur për 2,6 për qind.

-Advertisement-

Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për katër për qind dhe te Prodhimet kapitale për 4,6 për qind, derisa rënie shënon te Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 1,2 për qind dhe te Prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 2,5 për qind.Qarkullimi në nëntor të vitit 2017 në krahasim me tetorin e vitit 2017 është i pandryshueshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera