Maqedoni, nesër seanca gjyqësore për rastin e Almir Aliut

Autori: Gazeta inFokus
16:23 | 05 February 2018
Nesër në Gjykatën Themelore Kumanovë pritet të mbahet seanca e radhës për rastin e katërvjecarit, Almir Aliut.
Seanca paraprake ishte shtyrë për shkak të mungesës së njërit prej avokatëve. Sipas burimeve të televizionit Alsat, edhe seanca e nesërme është caktuar pa harmonizimin e qëndrimeve mes prokurorëve të prokurorisë së lartë dhe asaj republikane të cilët mbeten të ndarë në vlerësime sa i përket ngritjes së akuzës për autorin e veprës.
Prokurorët shqiptar kanë kundërshtuar propozimin e këshillit penal në Kumanovë që lënda të rikualifikohet nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”. Por, propozimin për rikualifikimin e lëndës e kanë mbështetur prokurorët maqedonase gjë që ka çuar në ndarjen e tyre në baza etnike. Në seancën e kolegjit në Prokurorinë e Lartë dhe më pas në atë Republikane, 4 prokurorët shqiptar u mbi-votuan nga 6 prokurorët maqedonas, në anën e të cilëve ishte edhe kryeprokurori i ri.
Informacionet për rikualifikimin e mundshëm të rastit të Almirit kanë nxitur reagime në opinion.
Para Prokurorisë Publike një numër i konsiderueshëm i qytetarëve shprehën pakënaqësinë e tyre në formë proteste, duke vendosur lule të bardha, fotografi të Almirit dhe pankarta me mbishkrime të ndryshme që kërkonin mos kualifikimin e lëndës.
Protestuesit kërkuan që lënda të mbetet nën akuzën e vrasjes.
Reagime të shumta kishte edhe nga partitë politike shqiptare të cilat kundërshtojnë rikualifikimin eventual e veprës, nga “vrasje” në “aksident trafiku me pasojë vdekjen”. Por lidhur me rastin kishte reaguar edhe kryeprokurori Lubomir Joveski I cili përmes një shkrese kërkoi që politika të qëndroj larg Prokurorisë.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në qershor të 2016 pas një zënke banale para urgjencës së qytetit në Kumanovë mes familjarëve të viktimës dhe të dyshuarit, i cili sipas dëshmitarëve, duke u larguar me veturën e tij, e ka goditur për vdekje katërvjeçarin, Almir Aliu.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot me diell dhe mjaft të nxehtë veror. Mëngje...
-
Paralajmërohet mbyllje e bizneseve e largime nga puna pas vendimi të ZRrE-së
Që nga data 1 qershor bizneset të cilat kanë më shumë se 50 punëtorë kanë dal...
-
Sulmet izraelite vrasin shefin e inteligjencës së forcave të armatosura iraniane
Irani ka konfirmuar se kreu i njësisë së inteligjencës së Gardës së Revolucio...
-
Nga Anglia në Shkodër në këmbë, Seb Ponari përshkoi 2750 km për 36 ditë: Ishte udhëtim shpirtëror
E nisi rrugëtimin e tij 36 ditë më parë nga qyteti i Cambridge-it në Angli, d...
-
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme për bisedime me Iranin
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme të zhvillojnë bisedime...
-
Propozimi i LDK-së vlerësohet i parealizueshëm
Propozimin për qeveri tranzicionale, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë...
-
Irani paralajmëron banorët e Izraelit: Evakuohuni nga zonat e vendeve të rëndësishme ushtarake
Ushtria e Iranit ka lëshuar paralajmërim për banorët e Izraelit që të evakuoh...
-
Irani godet një ndërtesë banimi në qytetin verior izraelit Haifa
Teherani ka goditur një ndërtesë në qytetin verior të Izraelit, Haifa. Laj...
-
Gjetjet e auditorit: Pjesëtarët e FSK-së nuk morën kompensimin e plotë
Kompensimi i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në shumicën e rasteve...
-
Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati:Vendimi është paragjykues
Refuzohet sërish lirimi i përkohshëm për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të ...
-
Njohja nga Serbia si prioritet, Lekaj mbështet qasjen e Trumpit
Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se mesazhi i fund...
-
Konflikti me Iranin/ 5 shqiptarë të bllokuar në Izrael, Meri Kumbe: Po punojmë për rikthimin e tyre në shtëpi
Për shkak të konfliktit Izrael-Iran, 5 shtetas shqiptarë kanë mbetur të bllok...