Lajme

Maqedoni, mazhoranca zotohet të respektojë Kushtetutën

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 12 May 2017

Partitë politike që përbëjnë shumicën e re parlamentare në Maqedoni janë të gatshme të firmosin një deklaratë ku theksohet se programi qeveritar do të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Justifikimi më i fundit i Presidentit Gjorgje Ivanov për zvarritjen e dhënies së mandatit qeveritar ishte pikërisht garancia se forcat e mazhorancës nuk do të shkelin me programin e tyre dokumentin themeltar dhe integritetin e Maqedonisë.

LSDM, BDI dhe BESA tani shprehen të gatshme të garantojnë karakterin unitar të kombit, duke qëndruar brenda kornizave kushtetutese. Afati i dorëzimit të mandatit skadon në 19 maj. LSDM-ja vazhdon të mbetet e qëndrimit se qeveria do të krijohet gjithsesi dhe se në rast refuzimi nga Presidenti Ivanov, shumica e re parlamentare do të veprojë ashtu siç bëri për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera