Lajme

Maqedoni, kapen 13 të dyshuar për trafikim emigrantësh

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 13 July 2017

Policia e Maqedonisë ka arrestuar 13 vetë, me akuzën për trafikim të migrantëve nga Greqia dhe Serbia për në vendet perëndimore.

Pjesa më e madhe e migrantëve të përfshirë në këtë trafikim, ishin nga Pakistani dhe Afganistani, shprehen Autoritetet.

Llazo Velkovski, zyrtari i lartë i policisë, tha mbrëmë se autoritetet e rendit kanë operuar sipas një operacioni për të shkatërruar një rrjet ndërkombëtar të trafikimit, duke kanë bastisur disa shtëpi në Shkup dhe qytete të tjera, raporton agjencia AP.

-Advertisement-

Fletarreste janë shpallur edhe për 10 persona të tjerë të dyshuar.Gjatë bastisjeve janë konfiskuar 6 automjete, më se 27 mijë euro para të gatshme, telefona mobilë dhe një pistoletë.

Maqedonia dhe disa vende të tjera ballkanike, vitin e kaluar i kanë mbyllur kufijtë e tyre për shkak të hyrjes masive të migrantëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera