Lajme

Maqedoni: Gjendje e jashtëzakonshme për shkak të zjarreve

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 06 August 2017

Autoritetet e Maqedonisë kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në një rajon malor jugperëndimor, për shkak të shqetësimeve se vala e të nxehtit mund t’i zgjeroj zjarret e shumfishta, që e kanë përfshirë këtë rajon.

Gjendja emergjente 30 ditëshe e shpallur mbrëmë nga ministri i brendshëm i Maqedonisë, Oliver Spasovski, mundëson që të gjitha kapacitetet disponuese të sigurisë të drejtohen në rajonin e prekur, raporton agjencia AP nga Shkupi.

Zjarrfikësit dhe vullnetarët janë përpjekur t’i vënë nën kontroll zjarret në disa rajone të Maqedonisë, për afro dy javë.

-Advertisement-

Policia ka konfirmuar se një trup i djegur është zbuluar në një fshat afër kryeqytetit Shkup, ndërsa dy shtëpi dhe një hangar janë ndezur në fshatin Mogillë, në pjesën qendrore të Maqedonisë.

Helikopterët për hedhje të ujit janë kërkuar, pasi zjarret janë intensifikuar në pjesën jugperëndimore dhe kjo ishte rrezik për shtëpitë, që ndodheshin kryesisht në fshatrat malore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera