Lajme

Maqedoni, fushatë për rritjen e sigurisë në komunikacion

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 01 September 2017

Në fillim të vitit shkollor, Këshilli i Republikës për Siguri në Komunikacionin Rrugor, ka filluar një fushatë të re edukative për fëmijët dhe prindërit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fushata do të realizohet nën moton “Këmbanat për një orë! Vozitni me kujdes, fëmijët shkojnë në shkollë” dhe qëllimi është që të rritet siguria e vozitësve më të rinj në trafik dhe për të mbrojtur fëmijët nga lëndimet dhe vdekjet në trafik.

Nga Këshilli rekomandojnë që shoferët kur të shohin shenjën “shkollë” janë të detyruar të ngadalësojnë shpejtësinë, të jenë të kujdesshëm në kalimin e këmbësorëve në afërsi të shkollës apo kopshtit të parkojnë me kujdes veturën. Kur vozistin me fëmijë të përdorin një karrige për fëmijët apo rrip sigurimi. Përveç kësaj, rekomandohet që secili prind të informojë fëmijën rreth rregullave bazë dhe rregulloreve në trafik.

-Advertisement-

Statistikat tregojnë se në vitin 2015, 17 fëmijë nën moshën 14-vjeçare vdiqën në aksident trafiku dhe në vitin 2016 kjo shifër arrit në 5. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera