Maqedoni, fëmijët me nevoja të veçanta kërkojnë kushte më të mira (Video)
Autori: Gazeta inFokus
21:55 | 21 August 2017
Ndryshime ligjore në favor të personave me nevoja të veçanta dhe partneritet me institucionet në hartimin e të njëjtave, kjo është kërkesa e prindërve të fëmijëve me handikap . Përfaqësues të iniciativës “5 në 12” theksojnë edhe njëherë nevojën që të përfshihen dhe pranohen në shoqëri, njofton Alsat M.
”Kërkojmë ligj të atillë, me të cilën shteti do të obligohet të merr përgjegjësinë e këtyre fëmijëve pas vdekjes së prindërve dhe prona e këtyre personave të shfrytëzohet për këta fëmijë. Fëmijët me sëmundje të rralla janë në situatë të pavetëdijshme. Ndodh të mos ketë barëra të nevojshme për këta fëmijë. Pra kjo duhet të zgjidhet- tha Zoran Mijallkov, Iniciativa “5 në 12”.
”Në Kamenicën e Maqedonisë është ndërtuar Qendër prej 11 milionë denarësh në funksion të personave me nevoja të veçanta, me kapacitet për 60 njerëz. Për fat të keq Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Milla Carovska nuk gjen mjete që nga shtatori të cingërojë mëngjesi i mirë i atyre fëmijëve dhe të kenë vend ku në të vërtetë do t’i zhvillojnë lojërat e tyre dhe argëtimin- tha Suaret Alishan, Iniciativa “5 në 12”.
Nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale theksojnë se në kontinuitet punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme për fëmijët me nevoja të veçanta.
”Gjatë këtij viti janë paraparë ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje sociale. Derisa në mënyrë plotësuese është formuar një grup pune për përgatitjen e një Ligji te ri për mbrojtje sociale, i cili në vete do të ngërthej shumë ndryshime dhe do të reformoj sistemin e deritanishëm për mbrojtje sociale- bëjnë me dije nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale”.
Nga kjo ministri gjithashtu theksojnë se do të formohen trupa të posaçëm për zbatimin e Konventës për personat me Nevoja të veçanta dhe do të emërohen koordinator të posaçëm në të gjitha ministritë relevante. /Telegrafi/

T� tjera
-
Rama takon presidentin gjerman, vlerëson mbështetjen e Berlinit për Kosovën
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ka takuar president...
-
Ndihmësi i kryeministrit kapet duke përdorur ChatGPT për t’ia shkruar fjalimin, shpërthejnë polemikat në Britani
Një ndihmës i kryeministrit britanik Andy Burnham është fotografuar duke përd...
-
Vuçiq: Unë e familjarët e mi prej vitesh s’mund të hyjmë në Kosovë pa lejen e Kurtit
Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se prej vitesh nuk ...
-
“Iu bastis banesa dhe iu sekuestruan rreth 7 mijë euro”, krejt çka dihet deri tani për arrestimin e Astrit Haraqisë për drogë
Rreth 7 mijë euro para të gatshme janë sekuestruar gjatë bastisjes së banesës...
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
































