Maqedoni e Veriut: Çdo 50 minuta një i vdekur nga COVID 19 në muajin nëntor
Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 30 November 2020
Muaji nëntor shënoi muajin me numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi në Maqedoni, që prej fillimit të pandemisë. Përllogaritjet sipas ISHP-së nxjerrin në përfundim se çdo 50 minuta është regjistruar një vdekje nga COVID 19.
Ky muaj u mbyll me mbi 750 vdekje, incidencë e cila e rendit Maqedoninë të 8-ën në botë. Rritja e vdekshmërisë në këto katër javë është trefishuar, gjegjësisht javën e parë 111 dhe të fundit mbi 307 pacientë ndërruan jetë.
ISHP Maqedoni: Vdekshmëria në Nëntor: JAVA 1 – 111; JAVA 2 – 149; JAVA 3 – 182; JAVA 4 – mbi 307
Por, e rëndësishme për Ministrinë e Shëndetësisë është se të gjithë kanë vdekur në kushte spitalore.
Sipas tyre të gjithë pacientët kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, por numrin e lartë të vdekjeve e arsyetojnë me komplikimin e sëmundjeve të tjera, si dhe paraqitja e vonshme tek mjeku. Megjithëse, edhe numri i rasteve aktive ka arritur mbi 21 mijë, më pak se 7% janë në kurim spitalor. Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit janë pranuar rreth 60 pacientë, prej tyre 38 vetëm në spitalet e Shkupit.
Aktualisht në repartet infektive dhe qendrat për Covid në të gjithë vendin janë duke u kuruar 1296 pacientë, ndërsa 157 shtretër janë të lirë. Në Shkup, në kushte spitalore po trajtohen 480 pacientë dhe ka rreth 40 shtretër të lirë, ka bwrw tw ditur Ministria e Shëndetësisë.
Pas një takimi me drejtorët e klinikave, Ministri Filipçe shkroi se situata është nën kontroll me kapacitet spitalore.
“Presim që në periudhën e ardhshme të ketë më shumë pacientë të lëshuar se sa të pranuar. Në repartet infektive ka gjithnjë e më shumë vende të lira. Gjithsesi, e ndjekim situatën çdo ditë dhe jemi të gatshëm për çdo skenar” -tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Ambientet spitalore te “Malla Bogorodica” të tri spitaleve private njoftojnë se janë të gatshme që sot të pranojnë 100 pacientë. Por, thonë se ende nuk kanë nënshkruar marrëveshjen me MSH që i gjithë trajtimi të rregullohet përmes Fondit, ashtu siç kishin rënë në ujdi për ta bërë Covid qendrën e re.
“Presim MSH të jep leje për tri spitalet private që ta përdor objektin si covid qendër. Presim leje edhe të stacionit për furnizim të oksigjenit, i cili është i domosdoshëm për pacientët. Presim propozimin e MSH se cilët janë dy mjekët e tyre që do të udhëheqin me këtë kovid qendër. Presim edhe ofertën e Fondit Shëndetësor për marrëveshjen e bashkëpunimit – njoftojnë nga Spitali “Axhibadem Sistina”.
I gjithë kapaciteti për pranim të pacientëve me Covid është 1500 shtretër, 1/3 prej tyre në Shkup.
Të tjera
-
A e dini se Vjosa Osmani e Valdete Daka janë familjare mes veti?
Pas zhvillimeve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u.d e Presidentit, Vjosa...
-
Ambasada Amerikane, AKI’ja e FSK’ja mbesin pa rrymë
KEDS ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit të energjisë elektrike në insti...
-
Baraliu tregon a ka të drejtë Vjosa Osmani të shkarkojë Valdete Dakën
Njohësi i çështjeve Kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka folur rreth deklaratave ...
-
Limaj përmend “tryezën e kalkulimeve”: Fitoren tonë s’ka kush që mund ta ndal
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj sot ishte në vendlindjen e tij në Banjë ku th...
-
“Vjosa Osmani po sillet si një fanse e zjarrtë e Albin Kurtit, e jo si u.d. e presidentit”
Njohësi i çështjeve politike, Fitim Salihu, e ka vlerësuar si tendencë autori...
-
Lahi Brahimajt i bëhet pritje madhështore në Gërqinë dhe Demjan
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj, ishte mysafir në fs...
-
Isa Mustafa pas adresimit për media të Vjosa Osmanit: Sjellje rebele, nuk e meriton të jetë presidente!
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton të jetë as...
-
Aksident në Prishtinë, një këmbësor pëson lëndime të rënda trupore
Sot rreth orës 17:00 në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë, ka ndodhur a...
-
Lahi Brahimaj merr mbështetje të madhe nga të rinjtë e Deçanit
Gjenerali i UÇK’së njëherit kandidati për deputet nga radhët e AAK’së Lahi Br...
-
Haradinaj viziton Podujevën: Programi i Aleancës ofron zgjidhje të qëndrueshme për kërkesat e qytetarëve dhe bizneset
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot ka...
-
Numër i madh i viktimave dhe rasteve me Covid në Maqedoni
Maqedonia regjistron 11 viktima dhe 347 të infektuar me COVID-19 Maqedonia...
-
Probleme me furnizimin me vaksina, Italia do të rishikojë programin e vaksinimit
Zyrtarët e lartë të shëndetësisë në Itali bënë me dije se do të rishikojnë pr...