Lajme

Maqedoni e Veriut: 14 të vdekur dhe 62 raste të reja me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 16 May 2021

Brenda 24 orëve të fundit  në Maqedoni të Veriut 14 persona kanë humbur betejën me COVID-19 ndërsa janë regjistruar 62 raste të reja, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë atje.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut, 154 mijë e 698 persona janë infektuar me virusin korona, 145 mijë e 851 janë infektuar, 5 mijë e 211 kanë vdekur dhe vazhdojnë të mbesin edhe 3 mijë e 636 raste aktive.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera