Lajme

Maqedonci: Sụlmi në Zubin Potok kishte synim mohimin e shërbimeve esenciale dhe destabilizimin e vendit

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 30 November 2024

Ministri i Mbrotjes, Ejup Maqedonci ka thënë se pas sulmit terrorist mbrëmë në kanalin e Ibër Lepencit, tani përballemi me një situatë të menaxhueshme.

Ministri thotë se bandat serbe kishin për qëllim mohimin e shërbimeve esenciale për qytetarët, dëmtimin energjetik dhe destabilizimin e vendit.

“Në Këshillin e Sigurisë analizuam situatën, secili dikaster ka paraqitur pikëvështrimin e tyre dhe të gjithë kemi ardhur në konkludim se ky sulm terrorist kundër infrastrukturës kritike të vendit tonë, kishte objektiv taktik mohimin e shërbimeve esenciale për qytetarët e vendit tonë, si dhe dëmtimin energjetik, kurse si qëllim strategjik kishte destabilizimin dhe normalisht gjunjëzimin e shtetit të Kosovës përballë këtyre grupeve”, tha Maqedonci në Klan Kosova.

-Advertisement-

“Edhe në këtë rast institucionet tona ishin në vendin e ngjarjes, u paraqiten me kohë, të gjithë koordinimet në mes institucioneve, duke përfshirë edhe ato të ministrive u bënë me kohë, ne kemi tani një situatë të menaxhueshme, të gjithë dikasteret qeveritare janë të koordinuara në mes vete si asnjëherë më parë, duke pasur parasysh se ky akt i tmerrshëm me të vërtetë kishte synim dëmtimin në masë jo vetëm të qytetareve, por të gjithë shtetit të Kosovës”.

Tutje, ministri tregon se çfarë detyrash morën kjo ministri dhe FSK-ja në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, që u mbajt sot në orët e hershme të mëngjesit.

“Si ministri e Mbrojtjes dhe Forcë e Sigurisë së Kosovës morëm detyrë që të mbështesim Policinë e Kosovës dhe institucionet me njësitet që kanë zhvilluar që nga orët e hershme të mëngjesit patrullime në lokacione të ndryshme të vendit. Kryesisht fokusi ynë ka qenë në digat kudo në Kosovë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera