Lajme

Maqedonci pret në takim lamtumirës oficeren bilaterale për Kosovën, e dekoron me Medalje për Shërbim të Shquar

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 04 April 2024

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot priti në takim lamtumirës oficeren bilaterale për Kosovën, në kuadër të Drejtorisë për Plane të Komandës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë, major Alexandra Erickson.

Kështu bëri të ditur ministria përmes një postimi në Facebook.

Me këtë rast, për kontributin e dhënë në koordinimin e mbi 150 aktiviteteve të përbashkëta ushtarake, rritjen e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, gjë që ka ndikuar dhe në zhvillimin e FSK-së, ministri e dekoroi major Erickson me Medalje për Shërbim të Shquar.

-Advertisement-

“Maqedonci, me përfundimin e misionit në Kosovë, major Eriksonit i dëshiroi suksese në detyrën dhe misionin e ri të saj”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera