Lajme

Maqedonci: Pjesëtarët e FSK-së treguan profesionalizëm të lartë në Zvicër

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 04 December 2023

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se pesë pjesëtarë të FSK-së, të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare, përkrah ekipeve të kërkim-shpëtimit nga Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Franca morën pjesë në trajnimin e organizuar në Zvicër.

Maqedonci, në një postim në Facebook, bëri të ditur se pjesëtarët tanë edhe një herë treguan shkallë të lartë profesionalizmi, në trajnimin “Kërkim-Shpëtimi Urban”.

“Përkrah ekipeve të kërkim-shpëtimit nga Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Franca, pesë pjesëtarë të FSK-së të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare, me ftesë të Ekipit Ndërkombëtar të Kërkim-Shpëtimit të Mbretërisë së Bashkuar, dhe me aprovimin e Ekipit të Kërkim-Shpëtimit të Kombeve të Bashkuara, morën pjesë në trajnimin e organizuar në Zvicër, ku për pesë ditë me radhë zhvilluan trajnimin “Kërkim-Shpëtimi Urban”.

-Advertisement-

“Pjesëtarët tanë edhe një herë treguan shkallë të lartë profesionalizmi duke dëshmuar kësisoj potencialin e jashtëzakonshëm që ekziston brenda QNTKSH për t’u shndërruar në qendër të njohur ndërkombëtarisht në fushën e kërkim-shpëtimit, me Kosovën si shtet pritës”, ka shkruar ministri Maqedonci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera