Maqedonci: Për 10 herë radhazi janë nënshkruar kontrata afatshkurta për ushqimin e ushtarëve, duhet zgjidhje afatgjate që garanton vetëqëndrueshmëri
Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 08 October 2024
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një raportim para Komisionit për Siguri ka folur për zhvillimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe të arriturat, gjersa ka sqaruar edhe lidhur me çështjen e shërbimit të ushqimit për pjesëtarët e FSK-së.
Maqedonci para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se në këtë periudhë janë në një situatë pak më të vështirë, por sipas tij, arsyet pse kanë ardhur deri këtu janë për shkak se nga viti 2015 deri në 2024-në për 10 herë radhazi janë nënshkruar kontrata ekstra emergjente për çështje e ushqimit që kanë garantuar vetëm për një periudhë të shkurtër kohore ushqimin.
“Aktualisht jemi në koordinim dhe në punë e sipër për të zgjidhur çështjen e shërbimit të ushqimit. Kontrata aktuale është subjekt i trajtimit nga mekanizmat e kontrollit të brendshëm në Ministrinë së Mbrojtjes dhe posa të përfundojë do të keni informacion shtesë.
Ndërkaq, fokusi jonë është që të ndërtojmë një koncept të ri që garanton vetqëndreushmëri me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës, koncept që do të aplikohet në vazhdimësi”, tha Maqedonci, raporton Telegrafi.com.
Ai tutje shtoi se janë në një situatë pak më të vështirë në këtë periudhë për shkak të stagnimit në çështjen e kontratës dhe tranzicionit te shërbimi i ushqimit me kapacitete vetanake, duke shfrytëzuar furnizimin përmes autoritetit qendror të prokurimit.
“Arsyet pse kanë ardhur deri këtu janë kryesisht për shkak të tejzgjatjes edhe në aspektin e viteve të problemit të furnizimit të qëndrueshëm me ushqim të Forcës së Sigurisë.
Nga viti 2015 deri në vitin 2024 për 10 herë radhazi janë nënshkruar kontrata ekstra emergjente për çështje e ushqimit që kanë garantuar vetëm për një periudhë të shkurtër kohore ushqimin e pjesëtarëve të FSK-së. Kjo ka bërë që të vlerësojmë që ne duhet të shikojmë dhe të analizojmë këtë çështje dhe të vijmë në përfundim se duhet të mendojmë një zgjidhje afatgjatë për çështjen e ushqimit…”, tha ai.
Të tjera
-
ShBA-ja sanksionon bankën e tretë më të madhe ruse
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Gazprombank, bankën e tretë më të madhe ...
-
Faton Peci e akuzon se i kërkoi punësime, i përgjigjet Haki Abazi
Haki Abazi dhe Faton Peci janë përfshirë në një debat mbi pretendimet për ndë...
-
Komisioni parlamentar për të drejtat e njeriut mban takim me gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës
Gjatë ditës së nesërme në ambientet e Kuvendi të Kosovës, Komisioni parlament...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Linda Bekteshi e zyrtarizon kandidaturën për deputete, mbështetësit e LDK-së e presin me ovacione
Nënkryetarja e Degës së LDK-së në Obiliq, Linda Bekteshi e ka zyrtarizuar kan...
-
Ky është personi që u arrestua për plạgosjen në Vranjevc
Të shtënat me armë zjarri sot pasdite trazuan lagjen Kodra e Trimave në Prish...
-
Hamza: Brenda vitit 2025, me mua kryeministër pagat rriten për 50
Kandidati i PDK-së për Kryeminsitër, Bedri Hamza, ka premtuar rritje të pagav...
-
Lajçak thotë se Franca është mbështetëse e fortë e dialogut
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës ...
-
Musliu: Kosova meriton një buxhet që e çon përpara, nuk do të ndalemi derisa të bëhet më mirë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (...
-
Ish ministrja: Jam dëshmitare që Hamza nuk i është nënshtruar as partisë e as presioneve elektorale
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, e që ishte pj...
-
“Fjalimi i sotëm është shqetësues, motivi është i ulët, qëllimi është mashtrues – Këta ish dashur të dalin para Gjykatës” – Gorani për Osmanin e Kurtin
Gazetari i Dukagjin Gorani ka komentuar fjalimin e sotëm të presidentes Vjosa...
-
Hetohet nëna, i dërgoi djalit drọgë në ndalim policor
Një e moshuar me shtetësi turke u arrestua nga policia në Pejë, e më pas u li...