Lajme

Maqedonci në SHBA takon nënsekretaren e Mbrojtjes, flasin për raportet ushtarake, stërvitjet e Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 16 December 2023

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Maqedonci atje ka takuar nënsekretaren në detyrë të Mbrojtjes për Politikë, Sasha Baker.

Ai ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për raportet dypalëshe ushtarake dhe për stërvitjet e trajnimet e ardhshme, shkruan Express.

Maqedonci ka thënë se në këtë takim ka shprehur përkrahjen e pakushtëzuar të Kosovës për Ukrainën dhe gatishmërinë për të pritur personel ukrainas për trajnim në fushën e çminimit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera