Lajme

Maqedonci në raportin vjetor: U dyfishua buxheti për ushtri, u nënshkrua kontrata për transport

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 12 February 2024

Maqedonci ka treguar që nga 102 milionë euro sa ishin ndarë vjet, sivjet janë ndarë 204 milionë sosh, sipas EkonomiaOnline.

Ai gjatë raportimit në Komisionin për Cështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për raportin vjetor të punës ka thënë që do të flasë për çështje të ndjeshme të cilat nuk mund të ndahen me publikun.

“Ndër çështjet të cilat do të diskutohen janë edhe çështjet e klasifikuara që besoj që nuk duhet dhe nuk mund të ndahen me publikun dhe mund t’i diskutojmë në pjesën e mbyllur të këtij raportimi”, ka thënë Maqedonci.

-Advertisement-

Më tej, ai ka njoftuar që janë mbajtur ligjërata në tetë kazerma të Ushtrisë së Kosovës ku kanë marrë pjesë dy mijë e 100 nxënës në kuadër të programit edukativ, Edukimi për siguri.

Maqedonci po ashtu foli edhe për transportin e ushtarëve duke thënë që është nënshkruar kontrata më 9 janar.

“Sigurimi i transportit prej datës 9 janar është nënshkruar kontrata për transportin e organizuar  që janë 12 linja. Te uniformat ka qenë një nder sfidat prej marrjes së detyrës së ministrit të Mbrojtjes. Ne kemi bërë një kontratë emergjente për shkak të nevojës së furnizimit të ushtarëve me çizme. 120 ditë nga dhjetori është nënshkruar kontrata dhe do të filloj furnizimi për uniformat”, ka thënë Maqedonci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!

Të tjera