Maqedonci në raportin vjetor: U dyfishua buxheti për ushtri, u nënshkrua kontrata për transport
Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 12 February 2024
Maqedonci ka treguar që nga 102 milionë euro sa ishin ndarë vjet, sivjet janë ndarë 204 milionë sosh, sipas EkonomiaOnline.
Ai gjatë raportimit në Komisionin për Cështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për raportin vjetor të punës ka thënë që do të flasë për çështje të ndjeshme të cilat nuk mund të ndahen me publikun.
“Ndër çështjet të cilat do të diskutohen janë edhe çështjet e klasifikuara që besoj që nuk duhet dhe nuk mund të ndahen me publikun dhe mund t’i diskutojmë në pjesën e mbyllur të këtij raportimi”, ka thënë Maqedonci.
Më tej, ai ka njoftuar që janë mbajtur ligjërata në tetë kazerma të Ushtrisë së Kosovës ku kanë marrë pjesë dy mijë e 100 nxënës në kuadër të programit edukativ, Edukimi për siguri.
Maqedonci po ashtu foli edhe për transportin e ushtarëve duke thënë që është nënshkruar kontrata më 9 janar.
“Sigurimi i transportit prej datës 9 janar është nënshkruar kontrata për transportin e organizuar që janë 12 linja. Te uniformat ka qenë një nder sfidat prej marrjes së detyrës së ministrit të Mbrojtjes. Ne kemi bërë një kontratë emergjente për shkak të nevojës së furnizimit të ushtarëve me çizme. 120 ditë nga dhjetori është nënshkruar kontrata dhe do të filloj furnizimi për uniformat”, ka thënë Maqedonci.
Të tjera
-
Për tri vjet rreth 500 raste të futjes së drọgës nëpër burgjet e Kosovës
Dhjetëra persona me varësi nga droga në Kosovë. Por kjo dukuri nuk po i mb...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është ‘’hajgare’’
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...
-
Liburn Aliu sot mban konferencë për media
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Fundjavë e ftohtë, temperaturat zbresin në -4 gradë
Fundjava në Kosovë do të mbizotërojë me mot të vranët e me temperatura të ulë...
-
Pemë për ushtarët e FSK-së, Ministria e Mbrojtjes jep tender në vlerë mbi 45 mijë eurosh
45 mijë e 925 euro për furnizim me pemë për nevojat e ushtarëve të Forcës së ...
-
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongr...
-
Sot përurohet QKMF-ja në Mamushë, marrin pjesë Kurti e Vitia
Sot përurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Mamushë. Në përurim do ...