Lajme

Maqedonci: Kemi shënuar ngritje rekord të kapaciteteve luftarake të ushtrisë sonë

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 30 December 2023

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se nga më pak se 4 milionë euro sa ishte investuar në armatime gjatë qeverisjes së kaluar, në këtë periudhë 3 vjeçare është investuar mbi 290 milionë euro.

Sipas tij, brenda tre viteve është investuar më tepër investime se e gjithë periudha që nga koha e transformimit të TMK-së në FSK.

“Nga më pak se 4 milionë euro sa ishte investuar në armatime gjatë qeverisjes së kaluar, në këtë periudhë 3 vjeçare është investuar mbi 290 milionë euro, me ç’rast dhe kemi shënuar një ngritje rekord të kapaciteteve luftarake të ushtrisë sonë”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

“Brenda tre viteve kemi investuar më tepër investime se e gjithë periudha që nga koha e transformimit të TMK-së në FSK. Do të vazhdojmë me hapa të sigurt të konsolidojmë ushtrinë e Kosovës”, ka thënë Ejup Maqedonci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera