Lajme

Maqedonci jep detaje rreth marrëveshjes me Turqinë për prodhimin e armëve

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 17 December 2024

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje rreth marrëveshjes së nënshkruar me Turqinë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se fokusi i marrëveshjes ka qenë fabrika e municionit, dhe sipas tij kjo do të bëhet me financim nga Qeveria e Kosovës, ndërsa pajisjet do të sigurohen nga shteti turk.

“Ne kemi nënshkruar kontratën dhe pas nënshkrimit fillon edhe puna për funksionalizimin e kësaj fabrike. Do të jetë një ndërmarrje publike që do të menaxhojë komplet fabrikën dhe qëllim kryesor do të ketë prodhimin e municione 5.56 dhe 7.62, municione këto që përdoren nga njësitë e hetuesisë dhe njësitë ushtarake dhe që janë municionet që më së shumti shpenzohen edhe gjatë operacioneve por edhe gjatë trajnimeve”, tha Maqedonci.

-Advertisement-

Ai theksoi se prodhimi nuk do të bëhet vetëm për furnizimin e institucioneve vendore por edhe për eksport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera